Ja si e nisin ditën njerëzit e famshëm…

Showbiz

Njerëzit e famshëm shpesh mund të duken shumë ndryshe nga të zakonshmit, por disa nga rutinat e tyre të mëngjesit mund t’ju bëjnë të mendoni. Disa ndryshime të vogla në mënyrën se si zgjoheni mund t’ju bëjë të ndiheni më produktivë dhe të gjallëruar gjatë gjithë ditës.

Ja disa rutina intriguese të mëngjesit të të famshmëve që mund të ndryshojnë edhe te ju mënyrën sesi e nisni ditën tuaj.

1. Jennifer Anniston

Edhe pse ylli i Friends zgjohet në orën 4:30 të mëngjesit ditët kur punon, ditët e saj pushim zgjohet rreth orës 9-10 në mëngjes. Gjithmonë pi uje të ngrohtë më limon dhe pastron dhe hidraton fytyrën. Pas kësaj ajo mediton për 20 minuta.

Për mëngjes Aniston konsumon një lëng plot proteina me shumë fruta dhe pas mëngjesit bën joga me instruktorin e saj privat. Sa mënyrë paqësore për të nisur ditën…

2. Audrey Hepburn

Audrey Hepburn rrezatonte klas gjatë gjithë ditës edhe pse mëngjesi i saj ishtë shumë i zakonshëm. Ylli I Hollywoodit shijonte 2 vezë dhe 1 fetë bukë të thekur për mëngjes dhe asnjëherë nuk e shmangte edhe kur fillonte dietën.

3. Victoria Beckham

Aktorja e njohur ka një mengjes pak të vështirë sidomos për gjumashët, dukë qenë se çdo ditë zgjohet në orën 6:00. Direkt pas zgjimit konsumon 2 lugë uthull molle para se të përgatisë një smoothie të shëndetshëm për veten dhe fëmijët.

Beckham ushtrohet 2 herë në mëngjes, një orë para vaktit të mëngjesit dhe një orë pasi çon fëmijët në shkollë.

4. Kate Hudson

Kate Hudson ka disa keshilla shumë interesante bukurie për të rikthyer shkëlqimin e lëkurës së lodhur dhe të zbehtë. Aktorja bën një banjë më akull për fytyrën dhe e mban fytyrën të zhytur aq sa ka mundësi. Dhe Hudson betohet se kjo metodë është shumë efektive!

  1. Felicity Jones

Kur zgjimi në mëngjes bëhet shumë i vështirë, Felicity Jones e ka “kurën” perfekte. Ylli e nis ditën me joga nën ndriçimin e qirinjve. Ajo mendon se ky aktivitet është i duhuri për të nisur ditën edhe kur zgjat vetëm 10 minuta. Për lëkurën ajo përdor një jade roller dhe një serum hidratues në formën e një masazhi relaksues.

  1. Robert Downey Jr.

Rutina e mëngjesit të Robert Downey Jr mund të jetë perfekte për të gjithë gjumashët duke qenë se edhe ai nuk është një “njeri mëngjesi”. Aktori mendon se punët më të rëndësishme duhen bërë në mëngjes, kështu që nuk merret me rrjete sociale ose televizor. Ai arrin në zyrë rreth orës 11:00 nga ku fillon të kontrollojë emailet dhe të planifikojë aktivitetet e mëvonshme ditore.

  1. Marilyn Monroe

Marilyn Monroe mund të klasifikohet si një nga figurat më ikonike të Hollywoodit. Ylli e niste ditën në rehatin e shtëpisë me një filxhan qumësht të ngrohtë para dushit të mëngjesit. Në filxhanin e qumështit ajo hidhte 2 vezë të gjalla dhe i përziente me një pirun. Këtë pije e shoqëronte gjithmonë me multi-vitamina.

8. Ashley Graham

Nëse doni ta filloni ditën me energji pozitive, duhet të dini rutinën e mëngjesit të Ashley Graham. Modelja e nis ditën duke vendosur qëllime, lexon histori motivuese ose kapituj nga librat e saj të preferuar.

  1. Jim Carrey

Jim Carrey ka një rutinë jokonvencionale në mëngjesin e tij. Aktori e telefonon veten në telefon çdo ditë në orën 11:00 duke pretenduar të jetë dikush që e njeh mirë nga e shkuara për ti treguar ndonjë të re. Kështu dita nis me ide dhe një prespektivë të re.

  1. Miley Cyrus

Të gjithë që ndjekin Miley Cyrus në rrjetet sociale e dinë që ajo e fillon ditën me joga. Ajo bën joga për rreth 2 orë dhe pas këtij aktiviteti, merret rreth gjysem ore me ushtrime.