Ja si e kuptuan fansat që Kate është shtatzënë përsëri…

Showbiz

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit janë prindër të Princit George, Princeshë Charlotte dhe Princit Louis. Dukesha ka luftuar me forma të rënda të simptomave të mëngjesit të quajtura ‘hypermesis gravidarum’ në të treja shtatëzanitë e saj dhe disa njerëz kanë besuar se ajo do ta mbyllte ciklin e shtatzënive. Por, zërat se ajo mund të jetë në pritje të fëmijës së katërt janë shtuar.


Duka dhe Dukesha i Kembrixhit nuk kanë bërë asnjë koment zyrtar nëse planifikojnë të kenë më shumë fëmijë. Por kur Kate u shfaq për herë të parë me princin William për të shoqëruar George dhe Charlotte në ditën e parë të shkollës, dyshimet u rritën më shumë.
Dukesha u shfaq sportive dhe me një model të ri flokësh. Dhe ata që ndjekin nga afër Dukeshën theksojnë se ajo shfaqet gjithmonë me një stil të ri flokësh në fazat e hershme të shtatzënisë së saj.
Mendohet se këtë gjë e bën për të tërhequr vëmendjen nga barku që po rritet. Para se të njoftonte shtatzëninë me Louis, ajo u shfaq me flokë më të shkurtër në Wimbledon.
Dhe në fazat e hershme të shtatzënisë me George, ajo preu një baluke!!