Angela Martini dhe bashkëshorti i saj Dragos Savulsecu kanë festuar 1-vjetorin e martesës së tyre. Ata kanë udhëtuar drejt Milanos, për të kaluar disa momente romantike në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Nëpërmjet postimeve në “Instastory’ modelja ka zbuluar disa pamje nga festa dhe dhoma e hotelit e mbushur me trëndafila të kuq. Në video duket se ata kanë festuar në një restorant luksoz të rrethuar me trëndafila dhe muzikë live.
Vitin e kaluar Angela dhe Dragos mbajtën një dasmë të veçantë, e cila u përfol shumë. Në ditën speciale modelja zgjodhi të shkëlqejë me një fustan të zi ekstravagant, i cili i nxirrte në pah format perfekte.