Olta Gixhari nuk e ka pasur ansjëherë problem ta tregojë veten fëmijë, adoleshente apo disi më të rritur. Aktorja shpesh bëhet nostalgjike dhe ndan në ‘Instagram’ foto të vjetra kur akoma publiku nuk e njihte si një prej aktoreve më të mira të teatrit.
Së fundmi Olta ka publikuar një foto e cila është e shkëputur nga një set fotografik dhe i përket pesë viteve më parë. Ajo qe vihet re është se aktorja duket e pandryshuar. Olta shfaqet po aq tërheqëse sa sot e veshur me të kuqe, duke lënë të kuptohet se gjithmonë ka qenë një nga ngjyrat e preferuara.