I ndjeri aktori i famshëm Paul Walker do të mund të fitonte edhe 80 milionë dollarë nga rolet e tij nëse nuk do të ndërronte jetë në vitin 2013″>2013.
Zyrtarët Universal, thonë se aktori kishte marrëveshje edhe për tre filma “Fast and Furious”, teksa ai dhe kompania ishin duke incizuar filmin e shtatë të serisë.
Kjo bëhet e ditur nga dokumentet në gjykatë pas akuzës së vajzës Meadoë për aksidentin e pësuar të Walker me Porsche.
Trashëgimtarja e vetme tregon se filmat tjerë, plus projektet e parapar, kanë mundur t’i shtonin edhe 30 deri 80 milionë dollarë në llogarinë e tij bankare, raporton TMZ, transmeton koha.net. Vajza e aktorit ditë më parë fitoi 10.1 milionë dollarë nga kompania e sigurimit.
Walker ishte pasagjer në një model të Porsche Carrera GT 2005, që vozitej nga Roger Rodas, në kohën kur shoferi humbi kontrollin e automobilit dhe pësoi aksident në Los Angeles që i la të dy të vdekur.