Pas suksesit të padiskutueshëm në Rusi, ku na dhuroi një performancë të mahnitshme bashkë me Will Smith dhe Nicky Jam, të gjithë jemi kuriozë të dimë sesa kushtoi veshja e Era Istrefit.
Era u shfaq në pantallona në ngjyrë argjendi (245 euro) të kombinuara me një gjysmë xhakete (305 euro) në po të njëjtën ngjyrë. Bukuroshja shqiptare shkëlqente në stadium ndërsa performonte në krah të dy emrave më të mëdhenjt të muzikës dhe Hollivudit.