Instagram është sot më shumë se një rrjet social. Të gjithë personat e famshëm e përdorin atë për të komunikuar me fansat por jo vetëm. Ata gjithashtu fitojnë para për çdo postim që bëjnë.
Ndër ata që fitojnë më shumë nga Instagram, renditen motrat Kardashian. Sigurisht që numri i lartë i ndjekësve që ata numërojnë kanë bërë që këto shuma të jenë gjithnjë në rritje.
CEO-ja i firmës së marketingut “Talent Resources”, Michael Heller, ka treguar për “US Weekly” shumat e parave që Kardashianët fitojnë me postimet e tyre në Instagram.
Biznese të ndryshme paguajnë Kim Kardashian me 500,000$ për një fushatë publicitare, kurse motrat e saj, Khloe dhe Kourtney, paguhen me 250,000$ nëse shpërndajnë foto me produktet e brand-ve të ndryshme.