“Dashuri e pafund” është seriali turk i cili i ka bërë bashkë aktoret Burak Özçivit- Kemal dhe Neslihan Atagül-Nihan i cili transmetohet ne ekranin e JOLLY HD ne patformen Tring.
Ata luajnë rolet kryesore, dy të dashuruar që pavarësisht përpjekjeve të mëdha nuk mund të bëhen bashkë.
Por përtej serialit ekziston një realitet tjetër. që të dy aktorët janë me partner të ndryshëm në jetën reale.
Para disa ditësh aktorja e njohur “Nihan” i dha fund beqarisë duke u martuar. Por a ishte pjesë e dasmës kolegu i saj me i afërt në serialin e lartpermendur, nëse mendoni që po, atëherë jeni gabim.“Kemali” nuk shkoi në dasmën e saj. Ai ka postuar disa foto në rrjetin social Instagram gjatë ditës kur ishte duke u zhvilluar dasma.Madje edhe mediat turke raportuan për mungesën e tij .