Lorik Cana dhe Monika bashkëshortja e tij janë padyshim një nga çiftet më simpatikë të ekranit. Shumicën e kohës ata janë përkrah njëri-tjetrit dhe jo rrallëherë zgjedhin të arratisen bashkë me djalin e tyre ose edhe me miqtë e të afërm drejt destinacioneve të ndryshme turistike jashtë Shqipërisë.Monika shumë ndryshe nga Loriku publikon foto të të dyve ose momente argëtuese krah familjes së saj.
Edhe fundjavën që kaloi, ajo ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit e saj në ‘Instagram’ një grup fotosh që tregonjnë gjithçka çfarë ndodh kur i kërkon Lorikut të bëjnë një foto.Reagimi i Lorikut është disi i parashikueshëm, pasi nuk pranon për foto dhe gjërat nisin të vështirësohen.
Fotot të publikuara më poshtë tregojnë reagimin e tij deri në fund, kur Monika përfundon e hedhur në mes të detit. Fraza që mbyll të gjitha përpjekjet për të shkrepur një foto të bukur është;- “Do një foto tjetër?”