Ja si Birçe Akalay do të përfaqësojë gratë turke këtë vit në Festivalin e Filmit në Kanë

Showbiz

Ylli i serialit “Ambicie”, Birçe Akalay, do të kaloj në tapetin e kuq në Festivalin e 77-të të Filmit në Kanë. Në këtë event veshjet përbëjnë një nga elementet më emocionuese që tërheqin më së shumti vëmendje dhe ndonjëherë krijojnë diskutime që zgjasin me ditë të tëra. Flitet se aktorja këtë vit aktorja do të përfaqësojë gratë turke përmes veshjes. Akalay e cila numëron dhjetra role në karrierën e saj, së fundmi po korr sukses të jashtëzakonshëm me interpretimin e personazhit të Lale Këran, njërës prej dy protagonisteve kryesore të serialit ‘Ambicie’ i transmetuar nga Tring.

Aktualisht aktorja vazhdon të punojë me orare të zgjatura në sheshxhirim për projektet e sezonit të verës.