Rita Ora u zëvendësua shumë pak kohë pasi u raportua për largimin e saj nga “X Factor”.
Në karriken e saj do të ulet Nicole Scherzinger, e cila rikthehet në këtë spektakël pas një pauze, transmeton Telegrafi.
Lajmin e ka bërë të ditur gazeta “The Sun”, e cila i cilëson si shumë të suksesshme pjesëmarrjet e artistes në këtë show.
Scherzinger në 2010 ishte vetëm mysafire pastaj në 2012 nënshkrujti kontratë të përhershme.
Thuhet se Rita u largua pas prishjes së raporteve me Simon Cowell.