Ja kush do të jetë personi që do kujdeset për fëmijën e Fahriye dhe Burak!

Showbiz

burakdaaa
Dyshja e njohur e aktorëve, pritet të bëhen prindër për herë të parë nga momenti në moment. Fahriye Evcen dhe Burak Ozcivit, deri tani kanë qenë shumë të hapur ndaj rregullave, kërkesave apo mënyrës sesi planifikojnë ta rritin djalin e tyre. Midis shumë rregullave të vendosura nga aktorja, i fundit konsiston në çështjen e dados. Sigurisht, periudhën e parë pas lindjes, Fahriye do të ketë nevojë për ndihmë.

fahriye evce 121005QK

Por, pavarësisht se mund të përballojnë të punësojnë dadot më të mira në vend, aktorja ka zgjedhur të mos e bëjë diçka të tillë. Personi i vetëm të cilës ajo do ia besojnë djalin e saj, është pikërisht mamaja e aktores. Mësohet se mamaja do të udhëtojë nga Gjermania drejt Turqisë dhe do të qëndrojë aty për sa kohë të ketë nevojë vajza e saj për ndihmë. Për Fahriyen, askush nuk mund të kujdeset më mirë për djalin e saj, apo ta ndihmojë për gjërat që do ketë nevojë, më mirë se vetë mamaja e aktores.