Ledri Vula para katër ditësh ka festuar ditëlindjen e tij të 30-të.
Atij në Ulqin i është përgatitur një surprizë nga prindërit e tij dhe nga miqtë.
Gjatë momenteve nga ditëlindja e reperit, shihet edhe një pjesë ku Ledri i është përgjigjur pyetjeve të kolegëve dhe pyetja më e shpeshtë ka qenë se kur mendon ai që të martohet.
Ledri ka thënë se kohëve të fundit kanë filluar që t’ia ndjellin martesën por këtë gjë ai nuk e ka ndërmend pasi që është i fokusuar në karrierë.