Këngëtarja e njohur tashmë në të gjithë botën, Era Istrefi këtë herë nuk ka shkruar për suksesin e saj të radhës, por ka ndarë me të gjithë ndjekësit dy fjalë kushtuar babait të ndjerë. 14 vite pasi ai është ndarë nga jeta, kujtimi, dashuria dhe malli për të vazhdojnë të jenë të pranishme në mendjet dhe zemrat e njerëzve më të rëndësishëm. Era nuk ndjen vetëm mall për të, por gjithçka ka rritur ja dedikon njeriut që e quan kujtimin më të bukur. “Besimi yt në mua dhe dashuria jote më kanë mbajtur gjithë jetën. Kujtimi më i bukur i jetës time ‘Babi’. Këtë sukses ta dedikoj ty”,-ka shkruar Era.