Këngëtarja e njohur Katy Perry dhe i fejuari i saj Orlando Bloom do martohen së shpejti. Ata kanë udhëtuar së fundmi drejt Francës për të pushuar së bashku dhe në rrjetet sociale kanë qarkulluar disa foto nga këto momente. Këngëtarja shfaqet e veshur me rrobabanjo me lule ndërsa i fejuari i saj me pantallona ngjyrë blu. Çifti ishin të qeshur dhe dukej qartë që po e shijonin çdo moment të këtij udhëtimi vetëm me njëri-tjetrin. Vendi ku ata po pushojnë njihet si një nga zonat më të shtrenjta të Francës dhe shtëpitë kanë vlera miliona dollarëshe.