Divorci i çiftit ka qenë një nga temat më të diskutuara, sidomos për faktin se pas divorcit dolën edhe disa deklarata aspak të këndshme nga ana e tyre. Veçanërisht deklaratat e Erjonës kundrejt Blerimit, bënë tepër bujë. Pak kohë më vonë, u diskutua se Erjona ishte në një lidhje me një basketbollist. Kjo lidhje nuk u konfirmua dhe as mohua nga bukuroshja.
Ndërkohë që mediat italiane vazhdojnë të flasin për lidhjen e saj me basketbollistin, Erjona është duke shijuar disa ditë pushimi në Greqi. Ajo është në shoqërinë e miqve të saj dhe duhet thënë se si gjithmonë, është në super formë fizike.