Siç shkruajnë mediat italiane, Serkan Cayoglu aktori protagonist i “Stinës së qershive” mund të jetë pjesë e edicionit të ri të show-t italian L’Isola dei Famosi”. Ky format mbledh në një ishull një grup personash të famshëm të cilët duhet të mbijetojnë në kushte tepër të vështira, shpesh të gjendur pa ujë, pa ngrohje apo pa ushqime.
Ky lajm mbetet ende i pakonfirmuar megjithatë një gjë është e sigurt fansat italinë: ai do të jetë i ftuar në puntatën e parë të C’è Posta Per Te, nën drejtimin e Maria de Filippit.
Seriali “Stina e qershive” është shfaqur për të gjithë shikuesit shqiptar si ekskluzivitet i Tring. Tashmë ai po njeh sukses edhe në Itali.