Ndonëse ka shumë muaj që janë ndarë, çifti Angelina Jolie dhe Brad Pitt duket se nuk mund të kuptohen larg njëri-tjetrit.
Nëse do të vini re me kujdes disa prej tatuazheve të dy aktorëve, disa prej tyre do t’ju duken të ngjashme, sepse të dy para disa kohësh kanë pikturuar në trup disa shprehje dhe simbole domethënëse në metodën tajlandeze nga artisti Ajran Noo Kanpa, i cili është ndër më të njohurit për këto tatuazhe.
Ajo çfarë qëndron pas tyre është fakti se mënyra se si këto tatuazhe bëhen është tejet e dhimbshme dhe zakonisht çiftet që shkojnë për të pikturuar trupin e tyre tek ai artist e bëjnë për të treguar se gjithnjë do të qëndrojnë bashkë për aq kohë sa arrijnë të durojnë të tillë dhimbje vetëm që të lidhen edhe me pikturat në trup ashtu siç janë të lidhur shpirtërisht.
Në media thuhet se kjo ka qenë një iniciativë e Angelina Jolie-s disa muaj para se të ndaheshin për t’i dhënë edhe një shans martesës së tyre, por që mesa duket nuk funksionoi gjithsesi.
/Blitz.al/