Vendimi i çiftit Justin Bieber dhe Hailey Baldwin për tu martuar i çuditi të gjithë, pasi lidhja rinisi pas një ndarjeje të bujshme dhe dasma u vendos shumë shpejt. Por pavarësisht gjithë diskutimeve të gjithë janë të lumtur, sidomos fansat e këngëtarit dhe modeles së njohur. “TMZ” ka zbuluar se në dasmën e afërt të Justin do të këndojë një nga miqtë e tij më të mirë.
Bëhet fjalë për Post Malone, i cili ka kënduar së bashku me këngëtarin në turin e fundit muzikor dhe kanë bashkëpunuar në një projekt muzikor. Vetë Malone ka thënë se ka shumë dëshirë të performojë në dasmën e mikut të tij të mirë. “Ai është shumë i lumtur. Unë e adhuroj ta shoh atë kur buzëqesh! Kjo është më e rëndësishmja për mua”,– u shpreh ai për “TMZ”.