Ja cilët janë yjet e famshëm që duken më të ‘plakur’ se mosha reale!

Showbiz

Angelina Jolie
Kjo brune bukuroshe e ka jetuar shumë jetën, madje mund të themi në çdo qelizë të saj. Duke filluar që nga filmat e saj të mirënjohur, deri te përpjekjet filantropike për të pasur një shëndet të mirë. Megjithatë e vështirë të besohet se Jolie është 44 vjeç, sepse duket sikur është në fund të 40-ave.

Lindsay Lohan
Koha nuk është treguar aspak e drejtë me Lindsay Lohan. Me kalimin e viteve, ylli e ka humbur sharmin publik dhe duket se po shkon drejt fundit. Operacionet plastike dhe një stil i keq jetese e kanë bërë 33-vjeçaren të duket sikur është te të 40-at e saj.


Lady Gaga
Një prej personazheve më të këqija në këtë listë. Ylli ektravagant i pop-it është vetëm 33 vjeç, por në disa nga daljet e saj publike, duket se e dyfishon moshën që ka.

Adele
E gjora Adele! Zëri i saj mund të mos jetë më pjesë e botës muzikore, por ajo po plaket gjithmonë e më shpejt edhe me pamjen e saj. Fituesja e çmimit Grammy është 31 vjeç, një nënë e përkushtuar dhe ndoshta kjo e justifikon në një farë mënyre pjekurinë e saj të parakohshme.


Miley Cyrus
Ish-ylli i pafajshëm i “Disney”-t ka pësuar një transformin look-u vitet e fundit. Ylli i ri i muzikës pop ka marrë një pamje tjetër pas prerjes së flokëve, megjithatë askush nuk e beson që Miley Cyrus është vetëm 26 vjeç, ndonëse me një buzëqeshje fëminore.