Viti 2018 ka qenë shumë frymëzues dhe produktiv për muzikën dhe këngëtarët. Repertori muzikor ka numruar shumë hite dhe koncertet kanë qenë të shumtë. Por, cilat ishin këngët që u pëlqyen dhe klikuan më së shumti? Për këtë mjafton të kontrollosh në Youtube dhe ne sapo e kemi bërë. Rezultatet janë këto:
Kënga me më shumë klikime në 2018 ka qenë ‘Çika, çika” hiti i realizuar nga Xhensila dhe Ardian Bujupi. Kënga ka marrë plotë 68 milionë klikime.
E dyta në listë sipas është renditur Elvana Gjata & Ledri Vula feat. John Shahu – Mike, me 53 milionë shikime.
Ndërkohë që në vend të 3-të është Noizy ft Raf Kamora “Toto”me rreth 46 milionë klikime.