Hazal Kaya, një aktore e njohur dhe tepër e dashur për ne, së fundmi ka qënë pjesë e kopertinës së një reviste turke ku ka folur për gjëra që nuk i ka thënë në asnjë vënd tjetër më parë. Ajo u shpreh se partneri i saj Aliu, është një nga personat që e mbështet më shumë dhe se nuk e di se si do tja kishte dalë në disa situata pa të.
Ka qënë një periudhë në jetën e saj kur e ëma ka qënë shumë sëmurë. Aktorja thotë se kjo ka qënë ndër periudhat më të vështira që ka kaluar në jetë.Por, aty p-ër të ka qënë Ali-u dhe Hazal shprehet : “Ali është heroi im. Falenderoj Zotin që e solli në jetën time”. Janë pikërisht këto situate të vështira në jetë, që tregojnë se cilët janë njerëzit që të duan dhe mbështesin kaq shumë. Hazal ka 5 vite tashmë me regjizorin dhe aktorin e famshëm Ali Atay.