Catriona Grey, bukuroshja nga Philippines u kurorëzua Miss Universe 2018. Ajo rrëmbeu kurorën e më të bukurës duke lënë pas kështu rreth 93 vende të tjera pjesëmarrëse. Eventi u mbajt mbrëmjen e djeshme në Bangkok, Tailandë. Steve Harvey prezantoi sërisht eventin në bashkëpunim me supermodelen Ashley Graham. Vendi i dytë u kryesua nga Tamaryn Green, Miss Afrika e Jugut, dhe ai i tretë nga Sthefany Gutierrez, Miss Venezuela. Por, Catriona nuk është e vetmja filipinase që con kurorën në shtëpi.
Ajo renditet e katërta në rradhë nga Philippines që kanë mundur të cojnë një kurorë në shtëpi.
Shqipëria u përfaqësua nga bukuroshja nga Elbasani, Trejsi Sejdini. Trejsi edhe pse nuk mundi dot të fitonte kurorën e Miss Universe, arriti të fitonte zemrat e të gjithë ndjekësve. Në sondazhet online ajo kryesonte listën dhe ishte me e preferuara e publikut si dhe prentendente për t’u shpallur Miss Universe.