Mbrëmjen e djeshme aktori i njohur turk Tolgahan Sayisman ka festuar 37 vjetorin e lindjes, i cili e ka gjetur në punë. Teksa Tolgahan ka qenë në sheshxhirim, bashkëshortja e tij |Almeda Abazi i ka bërë një surprizë.
Ajo i ka çuar një tortë të vogël tek dhoma e grimit ku dhe aktori ka fryrë qirinjtë.
Më pas ata kanë darkuar së bashku.Momentet nga sheshxhirimi dhe nga darka e ditëlindjes, Almeda i ka ndarë me ndjekësit në Instagram dhe në një prej tyre teksa nxjerr bashkëshortin shkruan: “Djali i ditëlindjes”. Gjithësesi jemi të sigurt se dhurata më e bukur për Tolgahan këtë ditëlindje është fakti se ai do të bëhet baba për herë të parë.