Kate Middleton dhe e gjithë familja mbretërore në përgjithësi, zakonisht janë shumë të mbyllur për sa i përket jetës së tyre private. Por, dukesha, ashtu si dhe bashkëshorti i saj princ William, nuk e respektojnë me përpikmëri protokollin duke i lejuar vetes që të mos i përmbahen në disa raste të veçanta. Së fundmi, gjatë një interviste për BBC, Kate ka treguar “më shumë seç duhet” nga jeta e saj private, për të cilën jemi shumë kuriozë.
Ajo ka folur për “dashurinë” e madhe të nënës së saj, tenistin Roger Federer, një moment nga muajt e fundit të shtatëzanisë me princin George, por edhe për dëshirën e saj të madhe për të luajtur tenis. Kate tregon se mamaja e saj e adhuron tenistin Roger Federer. “Roger Federer, është zemra e nënës sime. Nuk mendoj se nëna ime mund ta mendonte që unë do e thoja këtë gjë. Por besoj se dhe Roger e di këtë gjë”, rrëfen dukesha e Cambridge Gjithashtu Kate është kthyer pas në kohë kur ishte shtatzënë me princ George. Dukesha shprehet se në muajin e 8 të shtatëzanisë kishte shumë dëshirë që të ndiqte finalen e tenisit në 2013, por doktori i saj e ka urdhëruar që të mos lëviste nga shtëpia. E ndërsa shumë e sinqertë është treguar për dëshirën e saj të madhe për tenisin. Ajo tha gjatë intervistës se do kishte dashur shumë që të bënte karrierë si një teniste, por gjërat nuk i shkuan ashtu siç ajo e kishte planifikuar, edhe pse duhet thënë i dolën më mirë.