Ja çfarë po ndodh në të vërtetë me Selena Gomez dhe Zac Efron!

Showbiz

selena zac
Pak kohë më parë, interneti u çmend nga lajmet se midis Zac Efron dhe Selena Gomez mund të lindë diçka. Gjithçka filloi nga një ‘folloë’ në ‘Instagram’, por mesa duket asgjë nga këto thashetheme nuk është e vërtetë. “Selena është fokusuar momentalisht në shëndetin e saj mendor. Ajo ka qenë gjatë gjithë kohës duke lexuar, duke bërë ushtrime fizike, duke ngrënë shëndetshëm dhe duke kaluar kohë me miqtë e saj të ngushtë dhe familjen.

5b4e2f5fe3bab56aa234920211a50ba5

Selena nuk është e interesuar të gjejë një partner momentalisht”, është shprehur një burim për ‘UsWeekly’. Kujtojmë që këngëtarja kaloi kohë në një qendër rehabilitimi vjeshtën që kaloi, pasi vuante nga depresioni dhe ankthi. Sipas raportimeve ajo është në një gjendje më të mirë dhe nuk do që askush ta prish këtë.