Evi Reçi është zyrtarisht moderatorja e re e emisionit të pasdites në Vizion Plus. “Vizioni i Pasdites” i ishte besuar prej vitesh Anila Çelës, e cila sigurisht nuk e pati të lehtë të shkëputej nga një program aq i dashur. Mirëpo, duke qenë se Anila së shpejti do të vijë me një program të ri, konkretisht do të prezantojë “Nga e para”, domosdoshmërisht vendin e saj te pasditja do e zinte dikush tjetër.
Evi Reçi është në fillimet e saj si prezantuese në Shqipëri, pas disa eksperiencash në Firenze ku edhe ka mbaruar studimet për gazetari. E pyetur se çfarë mendon për Evin dhe si e vlerëson atë, Anila është përgjigjur: “Sipas meje, Evi është tek shtata. Ajo e di, ne jemi afër. Kemi qenë bashkë gjatë kohës së provave. Këshilla ime është të jetë sa më e thjeshtë dhe të jetë ajo që është. Kur përpiqemi të jemi diksuh tjetër, na rrëshkasin gjërat nga duart.”