Ishin habitur shumë persona kur në axhendën zyrtare të postuar nga reperi i njohur amerikan Chris Brown, figuronte Durrësi i Shqipërisë.
Në fakt, nuk bëhej fjalë për ndonjë gabim teknik por për një event shumë mirë të organizuar ku ylli amerikan do performonte.
Kjo ka ndodhur mbrëmë por në mesin e shumë personave që iu ka ngelur peng të jenë prezent në koncert, besoni apo jo, ishte edhe Rita Ora.
Këngëtarja me origjinë nga Prishtina që vetëm pak ditë më parë pushoi në Ulqin, ka postuar një foto ku shprehet: ‘Shqipëri më vjen keq që s’munda të vij. Do doja shumë të jem me ju sonte të të përkrah ty, Chris Brown’.
Reperi pas performancës, ka gjetur kohë që në profilin e tij në Instagram të postoj një video të Ritës ku ajo kërcen nën tingujt e muzikës së reperit.
Dyshja shpeshherë janë komentuar për lidhje të mundshme sidomos pas bashkëpunimit në ‘Body on me’ por asnjëherë nuk është kuptuar diçka më shumë.