Dua Lipa ndezi Prishtinën mbrëmë në një koncert të mbajtur në Parkun e Gërmisë.
Këngëtarja shqiptare që çdo ditë po ngjit majat e suksesit në skenën botërore është kthyer pas katër viteve në Prishtinë tashmë si një yll..
Përmes rrjeteve sociale ajo ka falënderuar publikun për pjesëmarrjen duke zbuluar se ishin rreth 18 mijë persona prezent.
“KRENARE QË JAM SHQIPËTARE! 18 mijë prej jush e dëshmuan këtë ! Pas 4 viteve mungese për të ardhur deri këtu!!!! Ju falenderoj të gjithëve nga thellësia e zemrës për kete nate. Ju dua shumë shumë! Rikthimi më i mirë ndonjëherë në shtëpi”, ka shkruar Dua.