Dje në kështjellën Windsor, në një mëngjes të gjallë dhe piktoresk të vjeshtës, bota i kushtoi vëmendje të madhe Princeshës Eugenie e cila u martua me Jack Brooksbank. Ndërkohë që të gjithë sytë ishin tek fustani I saj dhe personazhet e tjerë të nohur që po kalonin një nga një, ishte e vështirë të mos shihje një ngjashmëri jashtëzakonisht të madhe në flokët e Eugenie me atë të Meghan Markle. Megjithatë, pjesa tjetër që tërhoqie vëmëndjen kur princesha arriti në kishë, ishte kurora e saj me emerald. Gurët e saj të shkëlqyeshëm, të çmuar të kombinuara mirë me një palë vathë diamanti, një dhuratë martese nga bashkëshorti i saj dhe përbërja dukeshin të mrekullueshme sëbashku. E mesa duket dhe këtu kurora ishte shumë ë ngjashme me atë të Meghan! Të jetë kjo sepse dukesha e Sussex e ndihmoi me organizimin e dasmës apo thjesht shije e njëjtë?