Ja cfare ha Angelina Jolie !

Showbiz

450204072-75130.jpg

Aktorja me vetëdije po shkatërrohet duke refuzuar të hajë, prandaj e ka brengosur bashkëshortin e vet Brad Pitt.

Nëse është për t’u besuar shkrimeve të tabloideve amerikane, Angelina Jolie në ditë fut në organizëm vetëm 600 kalori!

Problemet e saj me ushqimin janë shfaqur edhe në martesën me Brad Pitt-in, andaj po flitet gjithnjë e më shumë për divorcin e tyre, transmeton Telegrafi.

Ja si duket “menuja” e aktores së njohur:

Mengjesi: Një lugë vaj kokosi dhe pak kornfleks.

Dreka: shejk proteinash, apo dhe bonbone gome.

Darka: Fileta të holla mishi dhe një gotë verë.

Mirëpo, Angelina shpesh harron të hajë, kështu që kjo menu e saj duhet të merret me “rezervë”.

Aktorja kohë më parë ka vizituar një kamp refugjatësh në Greqi, ndërkaq fotografia e saj me shpejtësi rrufeje u përhap nëpër botë. Deri në atë masë e ka brengosur Brad Pitt-in sa që ai e ka kërcënuar me divorc nëse nuk fillon sërish të hajë.