Këngëtari i njohur poston shpesh momente nga jeta e tij dhe partneres së tij Afrona Dika. Ata nuk ngurrojnë të ndajnë çastet e tyre më të bukura me ndjekësit, apo edhe të bëjnë dedikime të ndryshme. Prej pak ditësh, Afrona është larguar për në Zvicër, për të qëndruar disa ditë në vendin ku është rritur.
Ndërkohë Blero po shijon suksesin e këngës së tij më të re, të titulluar “Plaga ime.” Megjithatë, këngëtari duket se po e ndjen shumë mungesën e saj këto ditë. Ai postoi një foto në Instagram, në të cilën ka shkruajtur: “Më mungon dashuria ime.”