Ja çfarë bën Alex Rodriguez pas ndarjes me J.Lo!

Showbiz

Alex Rodriguez nuk ka më shpresë për rikthim me Jennifer Lopezin. Pak pas ndarjes u tha se Alex po shpresonte që ai dhe Jennifer të rindiznin shkëndijën mes tyre, por kjo nuk ndodhi.

Për më tepër këngëtarja u ribashkua me ish-të fejuarin, Ben Affleck dhe duken shumë të lumtur bashkë. Kështu edhe Alex ka marrë një vendim për jetën e tij, të shohë të ardhmen e të harrojë të shkuarën.

Alex publikoi një postim në rrjete sociale ku shkruante pikërisht këto fjalë:

“Po hyj në një fillim të ri në jetën time. Çdo gjë që nuk më shërben më, do pastrohet nga jeta time. Po vjen një energji e re. Nivele të reja po happen për mua mendërisht, fizikisht dhe spiritualisht. Po qëndroj i duruar dhe e di që kjo fazë e jetës sime po vjen”.

Epo edhe Alex qenka pak si ne, se të gjitha vajzat kur ndahen nga i dashuri fillojnë të flasin për energjitë pozitive dhe ndryshimet e jetës. Deri tani këtë nuk e kishim dëgjuar nga djemtë, por ja që paska si “dora jonë”.