J.Lo, në rrugëtimin e gjatë drejt famës!

Showbiz

51812054 291685444829331 159844221602234368 n

Jennifer Lynn Lopez lindi më 24 korrik 1969, në lagjen Bronx të New York City, nga dy prindër latinë. Ajo mori mësime kërcimi gjatë fëmijërisë së saj dhe që në moshë të hershme kishte aspiruar famën. Ajo performoi në skena ndërkombëtare muzikore dhe në moshën 16-vjeçare ajo bëri debutimin e saj të parë në film, me një rol të vogël në “My Little Girl” (1986). Rolet e saj në filma kanë qënë shumë të suksesshme ndër vite, duke marrë çmime të shumta. Lopez hyri në industrinë e muzikës me albumin e saj të parë në 1999, i cili solli muzikën latine pop, në atë amerikane. Albumet e saj kanë qënë të shumta dhe mjaft të pëlqyeshme si atëherë edhe tani.

jennifer

Jeta personale e Jennifer Lopez nuk ka qënë shumë e qëndrueshme. Ajo ka qenë e martuar tri herë. Martesa e saj e parë ishte me modelin Ojani Noa (1997-1998), e dyta me balerinin Cris Judd (2001-2003) dhe e treta me këngëtarin e famshëm Marc Anthony (2004-2012). Me këtë të fundit ajo ka dy fëmijë binjakë, një djalë dhe një vajzë: Emme Maribel Muniz and Maximillian David Muniz.

200px The opening ceremony of the FIFA World Cup 2014 13 cropped

Në vitin 2012, revista Forbes e renditi atë si njeriu më i fuqishëm në botë, si dhe gruaja e 38-të më e fuqishme në botë. Për kontributet e saj në industrinë e muzikës, Lopez ka marrë një yll të rëndësishëm në Hollywood Walk of Fame, Billboard Icon Award dhe Michael Jackson Video Vanguard Award, ndër të tjera.

download 1

Që nga 2018, Lopez ka shitur më shumë se 80 milionë rekorde në mbarë botën, duke përfshirë 40 milionë albume dhe filmat e saj kanë arkëtuar një total prej 2.9 miliardë dollarësh.Gjithashtu, pas sulmeve të 11 shtatorit, Jennifer është përfshirë shumë në aktivitete bamirësie. Në vitin 2009, ajo filloi Fondacionin e Familjes Lopez së bashku me motrën e saj, Lynda në ndihmë të grave dhe fëmijëve në nevojë.Lopez është përkrahëse e zjarrtë e të drejtave të LGBT dhe ka ngritur miliona dollarë për hulumtimin e studimeve për HIV / AIDS.

Jlo

J.Lo ka marrë pjesë edhe në politikë. Ajo ka përkrahur Presidentin Barak Obama në fushatën e tij presidenciale të vitit 2012, duke folur në reklama televizive dhe duke marrë pjesë në ngjarje për mbledhjen e fondeve për Obamën në Paris. Ajo gjithashtu mbështeti kandidaten për presidente Hillary Clinton në 2016, duke dhënë një koncert të lirë në Florida në mbështetje të asaj në tetor.

Parfumi

J.Lo ka firmën e saj të kozmetikës dhe veshjeve. Ajo zyrtarisht nisi markën e saj “J.Lo nga Jennifer Lopez” në prill 2001, që përfshinte shumë lloje të ndryshme të veshjeve për vajza dhe gra, duke përfshirë veshjet e plazhit, parfumet, kozmetikë, bizhuteri, kapele, dorashka dhe shalle, veshje të sipërme, jastëkët dekorativ, orë dhe këpucë.

UbTYkjS3Qlll