“Second Act” është filmi që na bëri të kuptojmë edhe një herë tjetër se përveçse këngëtarë J.Lo është edhe një aktore shumë e zonja. Premeira e këtij filmi është dhënë të enjten në New York, ku prezente ka qenë edhe vetë Lopez. 48-vjeçarja i ka mahnitur të gjithë me paraqitjen e saj glamuroze, veshur me një fustan ngjyrë rozë të hapur para, dhe të lëshuar prapa.
Me një grim të lehtë në fytyrë, ajo bëri që e gjithë vëmendja të jetë tek ajo. Në tapetin e kuq të premierës, Jennifer u pa e shoqëruar nga i dashuri i saj, Alex Rodriguez. Ky i fundit kujdesej në çdo çast për të dashurën e tij, e cila përkundër moshës vazhdon të ruajë linjat trupore, dhe dukej rrezatuese gjatë premierës.