J.lo dhe Shakira flasin për performancën në SuperBowl

Showbiz

Shakira 43 vjeç dhe Jennifer Lopez 50 na dhanë një mësim të madh pak ditë më parë për sa i përket kujdesit ndaj vetes brenda dhe jashtë. Ato dukeshin shumë të reja dhe energjia e tyre ishte më shumë se sa ajo që kanë 20 vjeçarët e sotëm.

Por si arritën ato të shkëlqenin në skenë gjatë gjithë përformancës? Shumë e thjeshtë një kujdesje nga profesionistë për 10 orë me radhë. Make up artisti Scott Barnes than ë një intervistë për elle.com:

“Nuk mund ta komplimentosh vetëm pesë minutat e para. Duhet ta bësh atë të funksionojë edhe nëse ajo ka një flamur të mbështjellë rreth saj, ose gjithë atë argjend. Pra, përbërja duhej të ishte një paletë me të vërtetë neutrale, e cila ishte mjaft e fortë që të qëndronte dhe të mos përzihej me asnjë prej atyre veshjeve. Ne filluam në orën 10 të mëngjesit dhe shkuam në shtëpinë e Jennifer rreth orës 10:30 të mëngjesit. Ajo po bënte disa prova, ne po bënim gati veshjet, dhe më pas filluam me thonjtë, dhe flokët, dhe më pas tualetin. Por nuk e mbarova akoma, kështu që lashë shtëpinë rreth orës 3 të drekës dhe u riktheva përsëri në orën 17:30 për të vazhduar me përgatitijet të cilat mbaruan përpara daljes në skenë.”

Dhe sikur të mos mjaftonte vetëm kjo të dyja këngëtaret nuk morën asnjë pagesë për këto performancë të shkëlqyera. Shakira dhe J.lo vendosën të performonin falas për të kënaqur publikun dhe sigurisht që në këmbim morën ekspozim dhe marketing falas, i cili sigurisht do t’i vlejë në karrierë.