J.K. Rowling rrëfen për herë të parë se është abuzuar seksualisht

Showbiz

Një status kundër transgjinorëve i shkrimtares dhe krijueses së “Harry Potter”, JK Rowling, shkaktoi mjaft reagime në rrjet, të cilat duket se e detyruan të tregonte për herë të parë të kaluarën e saj. Ajo tregon se i ka mbijetuar një abuzimi seksual.

“Kam qenë në vëmendjen e publikut për mbi 20 vjet dhe nuk kam folur kurrë publikisht se jam abuzuar në familje dhe jam e mbijetuar e një sulmi seksual. Kjo jo sepse kam turp që ato gjëra më ndodhën, por sepse ato janë traumatike për t’ju rikthyer dhe për t’u mbajtur mend. Gjithashtu ndihem se duhet të mbroj vajzën time nga martesa ime e parë. Nuk kam dashur të kërkoj pronësinë e një historie që i përket asaj gjithashtu. Sidoqoftë, pak kohë më parë, e pyeta se si do të ndjehej sikur të isha e sinqertë publikisht për atë pjesë të jetës time dhe ajo më inkurajoi që ta bëja. Po i përmend këto gjëra tani jo në një përpjekje për të mbledhur simpatinë tuaj, por si solidaritetit me numrin e madh të grave që kanë histori si e imja, të cilat janë cilësuar si fanatike për shqetësimet rreth marrëdhënieve të së njëjtit seks”, shkruan 54-vjeçarja.

Pak ditë më parë ajo shkroi: “Të krijuarit e një bote më të mirë post-Covid-19 për njerëzit që kanë menstruacione. Nëse seksi nuk ekziston, nuk ka tërheqje brenda të njëjtit seks. I njoh dhe i dua personat transgjinorë, por fshirja e konceptit të seksit heq aftësinë e njerëzve për të diskutuar mbi jetën e tyre. Nuk është urrejtje që të flasim për të vërtetën”.