Ivana Knoll është tifozja më e komentuar në Kampionatin Evropian, pas famës që mori në Kampionatin Botëror në Katar. Ajo nuk mungon në asnjë ndeshje të kombëtares kroate dhe për të shkruajnë shpesh mediat ndërkombëtare.
23-vjeçarja ka bërë gjithçka për t’i kënaqur sytë e tifozëve edhe larg fushës. Gjithashtu ajo ka ndarë fotografi pothuajse çdo ditë me ndjekësit e sajtë shumtë në rrjetet sociale dhe ka tërhoqur vazhdimisht vëmendjen e fansave në mbarë botën dhe jo vetëm gjatë atmosferës së nxehtë të kampionatit. Që atëherë, Ivana ka fituar më shumë se 3.5 milionë ndjekës në Instagram.
Knoll arrin që secilën herë të marrë vëmendjen e fansave dhe të fotoreporterëve në stadiume. Por a e dinit që ajo dikur ka marrë pjesë në një konkurs bukurie. Më poshtë shikoni se si dukej ajo vite më parë.