Isida Mollaymeri, një nga balerinat më të mira që kemi këtu në Shqipëri, është shumë e hapur gjithnjë në Instagramin e saj dhe nuk kursen të rrëfejë gjithçka ndjen e mendon.
Ditën e djeshme, nisur nga tërmeti prej 5.2 ballësh që ra në Tiranë, Isida dhe e ëma e saj kanë treguar një episod të fëmijërisë së balerinës. Isida na tregon se kur ajo ka qenë një bebe 40 ditëshe, në Tiranë ka rënë një tërmet i fortë.
E ëma nga paniku ka marrë të motrën e madhe të Isidës e kanë dalë jashtë ndërkohë që e kanë harruar atë brenda në shtëpi. “Prandaj s’kam frikë nga tërmetet unë” – thotë Isida e cila me shaka komenton se fakti që ka përballuar e vetme në shtëpi një tërmet vetëm 40 ditëshe e ka bërë tashmë të patrembur ndaj këtyre fenomeneve të natyrës.