“Ishte çmenduri” ; Capital T zbulon klipin që nuk do ta xhironte më kurrë!

Showbiz

Në një intervistë këngëtari i njohur Capital T ka zbuluar disa nga detajet rreth projektit “Lejla” në bashkëpunim me Elvana Gjata dhe 2Po2. Hitin e 3 viteve më parë asnjërit prej artistëve nuk u shkon ndërmend ta xhirojnë videoklipin e këngës përsëri. Capital T shprehet se klipi i hitit “Lejla” është padyshim më i çmenduri që ka bërë ndonjëherë.


“Tek bashkëpunimi me Elvanën, menduam të bënim dicka të çmendur të tre. Nuk e besoj se do të rrezikonte ndonjë aq sa rrezikuam ne. Pjesa ime ishte komplet mbi helikopter, pa asnjë mjet sigurie, unë rrija në dritare, ndërsa kamerat filmonin nga poshtë dhe bëmë 2-3 herë. Kurse Elvana ishte më shumë në rrezik.

Ishte sipër trenit, me taka dhe askund e lidhur. Kur kujtoj sot skenën kur treni kalon në urë dhe poshtë është humnerë, e kam diskutuar dhe me Elvanën, s’do ta kishim bërë kurrë”.