Me sa duket, çiftet që shkojnë shumë bashkë, nuk është e thënë të qëndrojnë bashkë. Drake dhe Rihanna thuhet se janë ndarë dhe se tashmë reperi po del më dikë.
Ylli 29-vjeçar kanadez dhe këngëtarja 28-vjeçare i kanë dhënë fund lidhjes së tyre sipas E! Online.
Burimi tha për revistën se: “Rihanna dhe Drake janë duke dalë me njerëz të tjerë në këtë moment. Ata nuk janë më bashkë. Ata ende e duan njëri-tjetrin, por nuk janë më bashkë.”.
“Kjo nuk është hera e parë që çifti janë lidhur dhe janë ndarë, kështu që nuk mund të jetë e fundit”, ka thënë burimi. “Çdo gjë mund të ndryshojë mes tyre edhe pse, për mirë apo për keq. Ata janë ende në jetën e njëri-tjetrit”.
Drake nuk do të komentojë mbi raportet për çiftin, por “People.com” pretendon se nuk janë ndarë, por kanë një marrëdhënie të hapur.
Lajmi për ndarjen erdhi dy ditë pasi Rihanna publikoi një status për ish-të dashurit e saj në “Instagram”.
Ajo shprehej se nuk është ajo problemi që lidhjet nuk funksionojnë:
“Asnjë nga ish-at e mi nuk është i martuar ose i lumtur kështu që mund ta them me siguri që nuk isha unë problemi”.