Ish partnerët gati për tu rikthyer bashkë

Showbiz

erferawe

Në vitin 2014, Calvin Harris i dha një goditje të rëndë ish-partneres së tij, Rita Orës duke i ndaluar çdo të drejtë mbi këngët që kishin bërë bashkë. Kështu Rita nuk mund të performonte apo shiste asnjë këngë që mbante vulën e DJ të njohur, përfshirë edhe “I Will Never Let You Down”.

Ama gjërat kanë ndryshuar.

Calvin i ka dhënë më në fund Ritës të drejtën të performojë këngët që kanë bërë të dy bashkë. “Vitin e kaluar ata të dy komunikuan për herë të parë pas kaq kohësh dhe marrëdhëniet u qetësuan”, – kanë thënë burime për “The Sun”.

“Më në fund, Rita dhe Calvin i hodhën pas problemet e së kaluarës dhe po fillojnë një kapitull të ri në jetën e tyre. Calvin i ka dhënë leje Ritës të performojë dhe të punojë materialet që DJ la përgjysmë pas ndarjes”.

Krijuesi i “This Is What You Came For” u nda nga këngëtarja shqiptare në qershor të 2014-s jo në mënyrën më të mirë të mundshme.

20140606rita post

 

 

/Blitz.al/