Kënga “Madam” ishte projekti më i fundit i Mozzik, i cili u pëlqye tejmase nga publiku. Vetëm brenda pak ditësh, kënga kapi rekordin e 7 milion klikimeve në Youtube. Por kënga është fshirë me urdhër nga YouTube. Siç shihet edhe në foto, këngën e ka raportuar pikërisht shtëpia diskografike me të cilën Mozzik dhe Gettinjo bashkëpunonin.
Mozzik dhe Getinjo kanë reaguar në Instagram për këtë gjë, duke treguar se pavarësisht luftës që Zzap&Chriss i kanë hapur, përsëri publiko do të vazhdojë të dëgjojë këngët e tyre. Kujtojmë që dy vëllezërit u larguan me shumë probleme nga kompania që i menaxhonte, madje vazhdojnë të jenë ende në gjyq me ta.