Paris Hilton dhe i fejuari i saj Chris Zylka i dhanë fund fejesës së tyre disa kohë më parë. Në një intervistë të dhënë 33 vjeçari tha se e vetjma gjë që dëshironte është që Paris të ndihej mirë dhe të ishte e lumtur. Ai gjithashtu pohoi se pavarësisht se janë shumë të zënë me punë vazhdojnë të mbajnë kontakte me njëri-tjetrin. Por Chris nuk e la me kaq deklaratën e tij. Jemi në prag Shën Valentini dhe Chris nuk ngurroi të shprehte dashurinë që kishte për të.
Ai gjithashtu tha se edhe pse janë të ndarë vazhdojnë t’a duan sërisht njëri-tjetrin dhe mbase do e duan deri në vdekje por ndonjëherë nuk është koha e duhur. “Ne vazhdojmë të mbajmë kontakte sa më shumë të mundemi, pasi të dy jemi të zënë duke punuar. E ndjej që ende vazhdojmë ta duam njëri-tjetrin deri në vdekje, por thjesht nuk ishte koha e duhur. Gjërat ose do funksionojnë, ose jo, por ne kemi qenë miq të ngushtë për 3 vjet dhe kjo nuk ka për të ndryshuar kurrë”