Vetëm pak kohë pasi u nda nga Ariana Grande, Pete Davidson duket se nuk vonoi të gjente menjëherë një të dashur të re. Të gjitha mediat filluan të shkruanin se moderatori kishte nisur një romancë me aktoren 45-vjeçare, Kate Beckinsale, por asnjëri prej tyre nuk e kishte konfirmuar lajmin. Së fundmi, çifti nuk ka mundur t`u shpëtojë papracëve dhe janë fotografuar duke u puthur, teksa kalonin kohë me njëri-tjetrin në një ndeshje hokej.
Me sa duket, diferenca prej 20 vitesh dhe fakti që Pete është 5-vite më i vogël se e bija e aktores, nuk është aspak problem për çiftin. Më në fund, ata kanë vendosur të dalin bashkë në publik dhe nuk iu ka interesuar aspak prania e paparacëve, pasi dukeshin të shkujdesur dhe të lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit.