Ish i fejuari i Ariana Grande, i jep fund marrëdhënies me partneren 20 vite më të madhe…

Showbiz

pete ari
Lidhja e Pete Davidson dhe Kate Beckinsale tërhoqi të gjithë vëmendjen e mediave të huaja, kjo për shkak të diferencës së madhe në moshë që ekziston midis tyre. Gjërat u bënë serioze, kur Pete dhe familja e Kate u panë duke darkuar së bashku, megjithatë duket se kjo lidhje nuk ka zgjatur shumë. Një burim i afërt i çiftit, ka thënë për ‘Entertainment Tonight’ se dyshja ka vendosur t’i japi fund lidhjes.

kate beckinsale pete davidson kiss t 600x360

“Vazhdojnë të jenë të afërt, por jo në një mënyrë romantike”, është shprehur burimi. Ndërsa, për ‘People’ dikush tjetër ka thënë: “Ato i bënë gjërat serioze shumë shpejt, por kanë vendosur ta ngadalësojnë pak hapin, gjithsesi vazhdojnë të jenë në një lidhje”. Nuk e dimë se kë duhet të besojmë, gjithsesi duket se Pete dhe Kate kanë vendosur të ndjekin rrugën e tyre, ose të paktën të qëndrojnë në një lidhje normale.