Ish i dashuri uron Kylie-n, reagon babai i vajzës…

Showbiz

klieuabs

Kylie dhe Tyga kanë pasur një lidhje shumë të komplikuar, duke u ndarë dhe ri-bashkuar shpesh herë. Por, tashmë në jetën e Kyliet ka vend vetëm për Travis Scott, i cili është babai i vajzës së saj të sapolindur. Duke qenë se ajo ka vetëm pak ditë që është bërë nënë, Tyga është rishfaqur në skenë për ta uruar 20 vjeçaren.
Kjo gjë si duket nuk është pritur aspak mirë nga partneri i saj aktual. Sipas burimeve të afërta të familjes, çifti është zënë. Gjithashtu, Travis i ka kërkuar Kyliet të mos ketë asnjë kontakt me ish-in e saj dhe në mënyrë absolute ai nuk duhet të takojë vogëlushen e tyre. Mesa duket, Tyga vazhdon ende të turbullojë jetën e saj, edhe pse tashmë Kylie ka një tjetër status.

 

A post shared by Kylie (@kyliejenner) on