Këngëtarja e njohur është akuzuar nga ish i dashuri Safaree Samuels se ka tentuar ta therë atë me thikë, teksa ndodheshin në apartamentin e saj. “E mban mend natën kur më plagose me thikë dhe desh vdiqa? Policisë dhe ambulancës iu desh të më transportonin me barrelë. Gënjeva dhe thashë se po përpiqesha të vrisja vetën, vetëm që ti të mos përfundoje në burg. Kur gjëra të tilla përsëriten disa herë, është koha për të hequr dorë,” ka shkruajtur ai.
Nga ana tjetër, Nicki i është përgjigjur: “Zoti do të dënojë për gënjeshtrat e tua. Të gjithë e dinë atë që ke bërë,” duke iu referuar kohës kur Samuels sipas saj i vodhi kartat e kreditit për të paguar prostitutat me të cilat e tradhëtonte këngëtaren.