Në mediat e huaja po përhapet me shpejtësi një video, në të cilën shihet reperi Tyga duke u larguar me forcë nga ditëlindja e Floyd Mayweather. Tyga tentoi të merrte armën e truprojës së tij, për shkak të një përplasjeje gjatë festës.Stafi reagoi menjëherë duke e larguar reperin me shpejtësi, që të mos mundte të merrte në dorë armën.
Në videon e publikuar nga “TMZ”, Tyga shihet mjaft i irrituar nga konfrontimi me një grup personash në “club”. Pas kësaj reperi nuk është qetësuar dhe në foto shihet një “bodyguard” duke mbajtur gjithë kohës dorën tek arma e tij. Kjo nuk është hera e parë që një personazh i njohur përfshihet në ndodhi të tilla, sidomos në radhët e reperëve rastet janë më të shumta.