Ish i dashuri i Kylie-t në konflikt me kolegët: I përmendin ndarjen prej saj!

Showbiz

tygaaa
Reperi i njohur Tyga, ose siç e njohin të gjithë si ish-i dashuri i Kylie Jenner, ka pasur një përplasje me reperin tjetër, Soulja Boy.Gjithçka ka nisur nga deklarata e Soulja Boy, kur shkruajti se pati rikthimin më të fuqishëm në vitin 2018. Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Tyga-ës, i cili nuk ka qëndruar pa reaguar pas kësaj deklarate. Tyga publikoi pamje nga të dhënat e tij të ‘Spotify’ dhe të Soulja Boy nga viti i kaluar, ku reperi kishte 884 milionë klikime dhe Soulja 98 milionë.

tyga fires back at soulja boys diss with proof ftr

Ky krahasim i bërë duket se i ka acaruar më shumë marrëdhëniet midis dy reperëve. Soulja u shpreh pas kësaj, se Tyga nuk mund të kishte pasur rikthimin më të madh në vitin 2018, sepse ai është i njëjti person i cili nuk mundi të mbante dot femrën e tij, duke e humbur atë, duke ju referuar Kylie Jenner. Nuk dihet akoma se sa do të zgjasë kjo përplasje midis 2 këngëtarëve, por “lufta” e debatit të tyre është akoma e ‘freskët’.